Përmes një donacioni të Zyrës qendrore të Islamic Reliefit në Britani të madhe, Kryqi i Kuq i Kosovës ka ndarë ndihma për familjet skamnore me varfëri të skajshme në Vushtrri. “Nga kjo shpërndarje kanë përfituar pleqtë e vetmuar, gratë kryefamiljare por edhe raste tjera të familjeve të varfra gjithsejtë 190 familje në Vushtrri”, ka thënë Kumrije Zhabari, sekretare e Kryqit të Kuq të Kosovës në Vushtrri. Në këtë kohë kur është rënduar gjendja sociale e shumë familjeve, ajo thotë se e kanë pas të vështirë ta bëjnë listën ngase kërkesat për ndihma ushqimore të familjeve nevojtare janë shumë më të mëdha. Në Vushtrri janë 580 familje që kanë nevojë për ndihma ushqimore, bënë të ditur ajo.
Ndërkaq përfaqësues të Islamic Relefit në Kosovë bëjnë të ditur se në rajonet më të varfra në Kosovë po ndajnë ndihma në ushqim në këtë rast mish për 1800 familje skamnore në Vushtrri. “Nga një donacion i zyrës qendrore të Islamik Relief në Britani të madhe, përmes Kryqit të Kuq të Kosovës po ndihmojmë me mish 1800 familje në rajonet më të varfra në Kosovë”, ka deklaruar Blerim Gashi, zyrtar për logjistikë në Zyrën e organizatës “Islamic Relief” në Kosovë. Pakot me mish Kurbani, ai thotë se janë nga Australia.
“Nga kjo shpërndarje kanë përfituar pleqtë e vetmuar, gratë kryefamiljare por edhe raste tjera të familjeve të varfra gjithsejtë 190 familje në Vushtrri”, ka thënë Kumrije Zhabari, sekretare e Kryqit të Kuq të Kosovës në Vushtrri