ushtrri.- Atleti veteran, Muhamet Rama kampion i Evropës dhe shtatë herë kampion i Ballkanit, e së fundi në Budapest ka thyer rekordin e Ballkanit në 1500 metra vrapime, në një takim të veçantë të enjten është pritur nga kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku. I lindur e rritur në Dubovc të Vushtrrisë, Rama i cili ka hyrë në moshën 67 vjeçare, është shprehur i lumtur që përveç sukseseve të arritura në Ballkan tash ka korrur suksese edhe në arenën evropiane, duke thyer edhe rekord të ri.
Kreu i pushtetit lokal Bajram Mulaku, në pritjen që i ka bërë atletit vushtrrias, ka thënë se me rezultatet e larta po korr në gjithë Ballkanin por së fundi edhe në garat evropiane, Muhamet Rama është bërë ambasadori më i mirë i Kosovës në përgjithësi, por edhe Vushtrrisë në veçanti në garat ndërkombëtare.
Pas shpalljes shtatë herë kampion i Ballkanit, atleti Muhamet Rama vitin e kaluar në kampionatin evropian të atletikës në Lignano të Italisë në vrapimin e gjysmë maratonës është shpallur edhe kampion i Evropës në kategorinë e veteranëve.
Muajin e kaluar në Budapest, atleti Rama ka thyer rekordin e Ballkanit në 1500 metra vrapime në konkurrencën e veteranëve