Këshilli i drejtorëve komunal në mbledhjen e mbajtur nën drejtimin e nënkryetarit të komunës Dibran Perçuku, ka analizuar gjendjen e furnizimit të qytetarëve dhe bizneseve të Vushtrrisë me energji elektrike.
Nënkryetari Perçuku dhe drejtori i shërbimeve publike Sami Istrefi kanë njoftuar këshillin e drejtorëve me rezultatet e bisedimeve me drejtuesit e KEK-ut, në të cilin takim është vlerësuar niveli i lartë dhe në ngritje të vazhdueshme i pagesës së energjisë elektrike të konsumuar nga qytetarët e Vushtrrisë, që muajve të fundit arrijnë kuotën mbi 90 përqind.
Derisa si brengosëse paraqitet gjendja e humbjeve komerciale të energjisë elektrike nga keqpërdorimi i saj., fakte këto që rezultojnë që Vushtrria të renditet në kategorinë C të reduktimeve.
Në këtë mbledhje Këshilli i drejtorëve apelon te qytetarët për shfrytëzim sa më racional të energjisë elektrike, derisa i inkurajon qytetarët që të vazhdojnë ta rrisin pagesën e energjisë elektrike, në mënyrë që Vushtrria të del nga kategorizimi i reduktimeve aktuale. Komuna mbështetë punëtorët e KEK-ut në aksionet për eliminimin e humbjeve komerciale të energjisë elektrike, të cilat edhe janë shkaktari kryesor i territ ekzistues në Komunën e Vushtrrisë. Humbjet komerciale të rrymës, keqpërdorimet nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm janë duke dëmtuar të gjithë qytetarët e kësaj komune. Andaj mbështesim maksimalisht KEK-un në eliminimin e vjedhjeve të energjisë elektrike, në mënyrë që konsumatorët e Vushtrrisë të jenë në kategorinë A sa i përket furnizimit me energji elektrike, konform pagesës së saj.
Nenkryetar i Komunes
.