KFOR-i slloven të premten ka dërguar material ndërtimor për izolimin e mureve të objektit të shkollës fillore në fshatin Karaçë të Vushtrrisë.
Oficeri i ekipeve të LMT-së së Dushan Gombac tha se shumë shpejtë pritet të bëhet izolimi i mureve në mënyrë që tu krijohen nxënësve kushte sa më të mira.
Gjatë një vizite që kemi bërë në këtë shkollë kemi parë të nevojshme që bashkë me komunën të ndihmojmë në izolimin e mureve të kësaj shkolle, ka thënë ai.
Ndërkaq Fatmir Feka, kryetar i këshillit të fshatit, ka falënderuar KFOR-in për përkrahjen që po u jap në rregullimin e shkollës.
Në objektin montazhë të kësaj shkolle dy klasëshe, mësimet i ndjekin vetëm 22 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e katërt, ndërkaq të rriturit mësimet i ndjekin në shkollën amë “Andon Zako Çajupi” në qytet.
Po ashtu pjesëtaret e LMT-së së KFOR-it slloven të premten i kanë dhuruar edhe një kompjuter zyrës së Hendikos-it në Vushtrri si dhe disa pajisje shkollore për fëmijë me aftësi të kufizuara.
Po ashtu pjesëtaret e LMT-së së KFOR-it slloven të premten i kanë dhuruar një kompjuter zyrës së Hendikos-it në Vushtrri si dhe disa pajisje shkollore për fëmijë me aftësi të kufizuara