Këshilli komunal për siguri në bashkësi në mbledhjen e mbajtur nën drejtimin e nënkryetarit të komunës Dibran Perçuku, ka dhënë 5 konkluza të cilat kanë të bëjnë me sigurinë në Komunën e Vushtrrisë. “kërkojmë nga kompetentët që të krijohen kushte më të mira pune për gjyqësorin komunal duke rritur edhe numrin e gjyqtarëve e cila do të shtonte efikasitetin në punë dhe do të rriste sigurinë e qytetarëve thuhet në konkluzën e parë të KKSB-së. Ata gjithashtu kanë reaguar ndaj djegies së kulmit të një shtëpie të pabanuara të serbit në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, duke kërkuar që organet e ndjekjes të bëjnë kapjen e autorëve.
Në mbledhjen e KKSB-së është vlerësuar situata e mirë të sigurisë në vendbanimet ku jetojnë komunitete të përziera dhe inkurajon qytetarët për kultivimin e marrëdhënieve të tilla fqinjësore.
Gjithashtu KKSB-ja inkurajon Policinë e Kosovës në krijimin e Këshillit Lokal të Sigurisë në bashkësi në fshatin Prelluzhë duke përfshirë edhe fshatrat e Artakollit. Në fund KKSB-ja ka përshëndetur menaxhimin efikas nga ana e komunës të situatës emergjente të komunës nga reshjet e shumta të borës gjatë muajit shkurt.
Në mbledhjen e KKSB-së gjithashtu është reaguar ndaj djegies së kulmit të një shtëpie të pabanuara të serbit në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, duke kërkuar që organet e ndjekjes të bëjnë kapjen e autorëve