Komuna e Vushtrrisë dhe programi DEMI i USAID-it, kanë arritur marrëveshje për investim të përbashkët në projektin e rregullimit të parkut të qytetit. Një pjesë e mjeteve për këtë projekt janë siguruar nga shpërblimi i USAID-it për komunën e Vushtrrisë si komuna më transparente në Kosovë, ndërkaq që pjesa tjetër do të mbulohet nga të hyrat vetjake të komunës së Vushtrrisë.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes kryetarit të Komunës Bajram Mulaku dhe Ginka Kapitanovas, drejtoreshë e programit të USAID-it DEMI-programi për komuna demokratike dhe efektive, përveç rregullimit të tërësishëm të parkut, në këtë projekt përfshihet edhe rregullimi i këndit të lodrave për fëmijë e ndërrimi i ulëseve, ku komuna do të investoj 25 mijë euro, ndërkaq USAID-i 17 mijë euro.
Këtë investim të përbashkët me USAID-in në parkun e qytetit, kryetari i komunës Bajram Mulaku e ka vlerësuar projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e Vushtrrisë. “Me rregullimin e këtij parku do tu krijohen kushte shumë më të mira qytetarëve që kalojnë një pjesë të ditës së tyre në parkun e qytetit”, ka thënë Mulaku.
Mulaku është shprehur i lumtur që shpërblimi për transparencë i USAID-it, tani po shndërrohet në investim në infrastrukturë. “Komuna e Vushtrrisë ka fituar një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për transparencë nga programi i USAID-it për komuna demokratike dhe efektive, i cili shpërblim tani po shndërrohet në investime në infrastrukturë këtë, rast rregullimin e parkut të qytetit”, ka thënë kreu i komunës Bajram Mulaku.
Këtë investim të përbashkët me USAID-in në parkun e qytetit, kryetari i komunës Bajram Mulaku e ka vlerësuar projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e Vushtrrisë