Sot, me një akademi solemne, Komuna e Vushtrrisë ka shënuar Ditën e Mësuesit, një ditë e veçantë për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për të gjithë mësimdhënësit, si për ata që ndër vite ia kanë kushtuar jetën arsimit, ashtu edhe për ata që sot vazhdojnë misionin e tyre nëpër shkolla.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se puna më fisnike është ajo e mësuesit, që me përkushtim dhe dashuri formon brezat e rinj.
“Në këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Vushtrrisë, për punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj”, deklaroi kryetari Idrizi.
Në kuadër të kësaj akademie solemne, janë ndarë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar për kontributin dhe përkushtimin e tyre në edukimin dhe arsimimin e brezave:
– Naime Abiti – edukatore në IP “Foleja 3”
– Afrim Sejdiu – mësues klase në SHF “Naim Frashëri”
– Ramiz Parduzi – mësimdhënës i biologjisë në SHMU-2
– Nedime Ujkani – mësimdhënëse e gjuhës shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej”
– Bedri Imeri – ish-drejtor i SHFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (pensionim)
– Jakup Krasniqi – veteran i arsimit, profesor dhe ish-inspektor i arsimit
– Ismajl Jashari – mësimdhënës (post mortum)
– Selami Zeqiri – mësimdhënës (post mortum)
Nxënësit e shkollave të Vushtrrisë kontribuan me një program të pasur artistik, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë.
Të gjithë mësimdhënësve, urime Dita e Mësuesit!





