Me disa aktivitete, sot Komuna e Vushtrrisë ka shënuar Ditën e Tokës.
Fillimisht është bërë mbjellja e 200 drunjve dekorativë e pishave në shëtitoren “Enver Zymeri”.
Në këtë aktivitet morën pjesë nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Më pas, në oborrin e Komunës së Vushtrrisë është bërë mbjellja e luleve dhe pishave dekorative.
Pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës ka qenë edhe ekspozita me piktura e realizuar nga nxënësit e tri shkollave në Vushtrri, me temën “Tokën e dua të pastër”.
Aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës janë organizuar nga Drejtoria e Administratë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Drejtorinë për Arsim.