Komuna e Vushtrrisë, për të tretin vit me radhë, është vlerësuar 100% transparente në publikimin e dokumenteve buxhetore nga Instituti GAP, në raportin vjetor “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2025”.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim për ta mbajtur Vushtrrinë shembull të qeverisjes së mirë, të përgjegjshme dhe transparente.
“Ky vlerësim konfirmon përkushtimin tonë për një qeverisje të hapur, të përgjegjshme dhe me duar të pastra, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parime mbi të cilat punojmë çdo ditë në shërbim të qytetarëve. Do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim për ta mbajtur Vushtrrinë shembull të qeverisjes së mirë, të përgjegjshme dhe transparente!
”, deklaroi kryetari Idrizi.

