Një takim me qytetarë, zyrtarët komunal kanë prezantuar draft buxhetin e komunës për vitin e ardhshëm, si dhe ka konsultuar qytetarët për caktimin e prioriteteve të investimeve në vitin e ardhshëm.
Duke konstatuar se në tri vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në fshatra, nga viti i ardhshëm kryetari i komunës Bajram Mulaku ka paralajmëruar rritje të
investimeve në infrastrukturën e qytetit si dhe rritje të investimeve në bujqësi. Ndërkaq Mexhit Perçuku, menaxher i buxhetit tha se projekt buxheti për vitin 2012 do të jetë 12.49 milion euro, 30.60 përqind e këtij buxheti ose 3.8 milion do të jenë për investimet e përgjithshme kapitale.
Nga ana tjetër qytetarët kanë kërkuar që komuna të bëjmë më shumë kryesisht në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, ndërtimit të rrugëve dhe më shumë investime në bujqësi. Ismajl Haziri nga lagjja Kalaja e qytetit ka kërkuar që të ndërtohet një shkollë për nxënësit mbi rrugën magjistrale. Edhe Shyqyri Bunjaku ka kërkuar nga komuna që ta asfaltoj rrugën “Rushit Strofci në qytet”.
Ndërkaq Vesel Uka nga fshati Druar ka kërkuar që komuna të bëjë renovimin e tërësishëm të objektit të shkollës së atij fshati për të cilën tha se është në gjendje jo të mirë.
Duke konstatuar se në tri vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në fshatra, nga viti i ardhshëm kryetari i komunës Bajram Mulaku ka paralajmëruar rritje të investimeve në infrastrukturën e qytetit si dhe rritje të investimeve në bujqësi