Komuna e Vushtrrisë përkatësisht kryetari i saj Bajram Mulaku ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për koordinimin e aktiviteteve për implementimin e vendimit të Qeverisë nr. 02 /46 që ka të bëjë me aktivitet për ndalimin e eksploatimit të materialeve inerte nga shtretërit, brigjet dhe hapësirat përreth lumenjve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ministria e punëve të brendshme, Ministria e drejtësisë Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural dhe Komisioni i pavarur i minierave dhe mineraleve. Sipas nënshkruesve marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për mirëmbajtjen e shtretërve, brigjeve të ujit, rrjedhave të lumenjve dhe tokave bujqësore nga eksploatimi i materialeve inerte në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Palët kryejnë inspektime dhe të veçanta nga inspektoratet përkatëse të MMPH-së, MBPZHR-së, KPMM-së dhe komunave për të kontrolluar në mënyrë me efikase të gjitha operimet dhe hapësirat përreth lumenjve. Sipas kësaj marrëveshje palët nënshkruese obligohen të caktojnë nga një person i cili do të marr pjesë në hartimin e planit operativ.
marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për mirëmbajtjen e shtretërve, brigjeve të ujit, rrjedhave të lumenjve dhe tokave bujqësore nga eksploatimi i materialeve inerte në gjithë territorin e Republikës së Kosovës