Policia e Kosovës përkatësisht Departamenti Special Antikorrupsion sot në orët e hershme të mëngjesit në objektin e Komunës së Vushtrrisë ka arrestuar drejtorin e drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike Sami Istrefi, drejtorin e drejtorisë Komunale të Inspekcionit Bajram Beçirin si dhe drejtorin e drejtorisë Komunale të Urbanizmit Idriz Ismajlin. Komuna nuk posedon të dhëna për arsyet e arrestimit të zyrtarëve të saj përveç atyre të përgjithësuara të thëna në komunikatën për media të zyrës për informim dhe marrëdhënie me publikun të Policisë së Kosovës, ajo është e bindur në pafajësinë e zyrtarëve të saj dhe shpreson që së shpejti ata të lirohen.
Zëdhënsi i Komunës
Bahri Bivolaku