Ka dhënë dorëheqje kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë Ferit Idrizi. Në mandatin e tij të dytë si kryesues i Kuvendit, Idrizi thotë se arsyeja e dorëheqjes së tij është punësimi i tij në ministrinë e arsimit. “Kam vendosur të tërhiqem nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal, pasi që jam në marrëdhënie të rregull pune në Ministrinë e arsimit, dhe e kam të pamundur që njëkohësisht, të kryej edhe detyrën e kryesuesit të Kuvendit Komunal me sukses”, thuhet në dorëheqjen e Ferit Idrizit kryesues i Kuvendit Komunal. Pas dorëheqjes nga pozita e kryesuesit ai vazhdon të jetë anëtar i KK-së.
Kam vendosur të tërhiqem nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal, pasi që jam në marrëdhënie të rregull pune në Ministrinë e arsimit, dhe e kam të pamundur që njëkohësisht, të kryej edhe detyrën e kryesuesit të Kuvendit Komunal me sukses”, thuhet në dorëheqjen e Ferit Idrizit