Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, ka uruar të gjithë fëmijët për festën e tyre.
Në mesazhin e tij urues, kryetari Idrizi vlerësoi se aktivitetet e organizuara gjatë tri ditëve janë një festë e veçantë e dedikuar fëmijëve, që mbush qytetin me buzëqeshje, lojëra, kreativitet dhe energjinë e fëmijëve.
Kryetari uroi që çdo fëmijë të ketë një fëmijëri të lumtur, të rrethuar me dashuri, kujdes dhe mundësi për të zhvilluar talentet e tyre, duke realizuar ëndrrat dhe synimet në jetë.
“Urime të gjithë fëmijëve! Uroj që çdo ditë e tyre të jetë e mbushur me lumturi, dashuri dhe mundësi për të ëndërruar e për të arritur sukses”, thuhet në urimin e kryetarit Idrizi.


