Sot, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, mbajti takimin e parë publik me qytetarët, gjatë të cilit prezantoi raportin e punës së Komunës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.
Në këtë takim, kryetari Idrizi prezantoi para qytetarëve punët, aktivitetet dhe projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe, duke veçuar investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kulturë, sport, bujqësi dhe shërbime publike, si dhe projektet që janë në proces të realizimit.
“Mbetem i përkushtuar për një qeverisje transparente, llogaridhënëse dhe në shërbim të qytetarëve. E vlerësoj komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe ju siguroj se çdo kërkesë e juaja do të trajtohet me prioritet”, deklaroi kryetari Idrizi.
Qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të japin sugjerime dhe të adresojnë çështje me interes për komunitetin, për të cilat morën përgjigje nga kryetari Idrizi.
Në takim ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive komunale.


