Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, priti në takim një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden.
Gjatë takimit u diskutua mbi situatën aktuale në Kosovë, mundësitë për bashkëpunim dhe delegacioni u njoftua për potencialin që ofron Komuna e Vushtrrisë për investime.
“Shpreh mirënjohjen time për këtë vizitë dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar. Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese për ndihmën dhe qëndrimet e palëkundura të miqve tanë britanikë”, deklaroi kryetari Idrizi.