Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se edhe një banesë kolektive është renovuar tërësisht, duke përfshirë izolimin, fasadimin, rikonstruimin e çatisë dhe të bodrumit.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se tashmë banorëve u janë siguruar kushte më të mira dhe më të sigurta jetese.
“Edhe në një ndërtesë ka përfunduar renovimi i plotë, duke përfshirë izolimin, fasadimin, rikonstruimin e çatisë dhe të bodrumit, duke u siguruar banorëve kushte më të mira dhe më të sigurta jetese. E gëzofshin banorët”, deklaroi kryetari Idrizi.


