Në këtë 8 Mars, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, zhvilloi një takim me zyrtaret e komunës, për t’i falënderuar për punën, përkushtimin dhe energjinë që tregojnë çdo ditë, si në familje ashtu edhe në punë.
“Në këtë 8 Mars, bashkë me zyrtaret e Komunës së Vushtrrisë, shpreh mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe energjinë që gratë tregojnë çdo ditë, si në familje ashtu edhe në punë.
Si komunë, do të vazhdojmë të mbështesim gratë dhe vajzat, duke krijuar më shumë mundësi dhe duke fuqizuar rolin e tyre në çdo fushë të jetës. Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!
”, deklaroi kryetari Idrizi.




