Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të cilin e ka uruar për rizgjedhjen në krye të FFK-së.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se gjatë takimit kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e sportit.
“Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit, me qëllim përmirësimin e kushteve për sportistët, si dhe krijimin e hapësirave moderne sportive në Vushtrri. Kryetar Ademi, faleminderit për pritjen dhe suksese në mandatin e ri”, deklaroi kryetari Idrizi.


