Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, të hënën ka prit në vizitë ministren e integrimeve evropiane Vlora Çitaku ku është biseduar kryesisht raportin e progresit dhe për riatdhesimin e qytetarëve tanë nga Evropa. Duke ju referuar raportit të progresit sa i përket paralajmërimit të hapjes së dialogut për liberalizimin e vizave, Çitaku ka përgëzuar komunën e Vushtrrisë për përmbushjen e obligimeve sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, duke e quajtur atë edhe hisedar në këtë vlerësim nga raporti i progresit. “Komuna e Vushtrrisë ka përmbushur detyrimet e saj sa i përket liberalizimit të vizave, por që ato tani duhet të mirëmbahen”, ka thënë ajo.
Ndërkaq kryetari Mulaku tha se komuna ka hartuar plan të veprimit dhe është duke i trajtuar të gjitha kërkesat e të riatdhesuarve. “Janë 140 persona të riatdhesuar, 61 persona janë paraqitur në zyrën e riatdhesimit, 30 gëzojnë përkrahje, derisa 3 familje kanë kërkuar objekte banimi”, ka thënë ai.
Kreu i komunës po ashtu e ka njoftuar ministren se deri më tani 3 familje kanë probleme me çështje të strehimit dhe se zyra për të kthyerit ka bërë kërkesë zyrtare që Ministria e kthimit tu bëjë ndërtimin e shtëpive dhe është në pritje të shqyrtimit të kësaj kërkese.
“Komuna e Vushtrrisë ka përmbushur detyrimet e saj sa i përket liberalizimit të vizave, por që ato tani duhet të mirëmbahen”, ka thënë ajo