Komuna e Vushtrrisë dënon sulmin e pasdites së djeshme me armë zjarri ndaj pylltarëve Xhevat Ymeri dhe Milazim Bunjaku në bjeshkët e fshatit Vesekoc. Komuna kërkon nga drejtësia kosovare që akterët e këtillë shtijnë me armë zjarri në drejtim të pylltarëve, të cilët mbrojnë pyjet nga prerësit ilegal të masës drurore të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten, pasi ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtë kohore, ku pylltarët sulmohen me armë zjarri gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.