Me rastin e varrimit të poetit Ali Podrimja, me propozim të anëtarit të KK-së Sabit Kadriu, seanca e KK të Vushtrrisë të enjten ka filluar me një minutë heshtje.
Ndërkaq në paraqitjen e pikëpamjeve të grupit parlamentar të LDK-së lidhur me shqyrtimin e raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe për zbatimin e planeve investuese në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, Besim Jashari LDK, ka kërkuar që të ketë kontroll më të madh dhe ngritje të cilësisë në projektet e ndërtimit të infrastrukturës. Por Shpëtim Zhegrova në emër të grupit parlamentar të PDK-së ka vlerësuar se qeveria lokale po bënë investime të mëdha në rregullimin e infrastrukturës në qytet e fshatra, por edhe në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve. Ndërkaq edhe Muharrem Shabani AAK ka kërkuar ngritje të cilësisë por edhe zbatim të planit dinamik gjatë kryerjes së punimeve nga ana e kompanive që po kryejnë punimet. Po ashtu edhe Xhemajl Pllana VV, përveç cilësisë së punimeve tha se në projektet e infrastrukturës rrugore ka edhe uzurpime të shumta të pronës publike dhe për pasojë ngushtim të rrugëve.
Në përmbyllje të këtij debati në KK, kryetari i komunës Bajram Mulaku e ka vlerësuar përkrahjen, sugjerimet por edhe vërejtjet e dhëna në Kuvend. Ai ka thënë se qeveria komunale është duke bërë maksimumin në mbikëqyrjen e investimeve që po bëhen në Vushtrri.
Ndërkaq pas debatit KK ka bërë edhe shqyrtimin dhe aprovimin e parë të Kornizës afatmesme buxhetore 2013-2015, e cila është miratuar unanimisht nga anëtarët e Kuvendit komunal.
Po ashtu Kuvendi Komunal ka shqyrtuar raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe për zbatimin e planeve investuese në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012