Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë do të mbajë mbledhje solemne kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari, Dëshmorëve të Kombit, Martirëve dhe të gjithë të rënëve për liri, më 5 mars 2026.
Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë.