Kuvendi Komunal i Vushtrrisë të martën në mbledhje të jashtëzakonshme me shumicë votash ka zgjedhur Habib Mustafën kryesues të KK.
Shpëtim Zhegrova, në emër të grupit parlamentar të PDK-së ka propozuar Habib Mustafën PDK-së për kryesues të KK-së, ndërkaq në emër të AAK-së Zeqir Hasani për kryesuese të Kuvendit ka propozuar Bahrije Pllanën të AAK.
Që në raundin e parë të votimeve, nga 33 anëtarë sa morën pjesë në votime, Habib Mustafa PDK ka fituar 20 vota. Kundër kandidatja nga opozita Bahrije Pllana fitoi 12 vota, derisa 1 votë ishte e pavlefshme.
Mustafa premtoi se gjatë punës së tij do të ofrojë bashkëpunim me të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin Komunal. “Do të angazhohem maksimalisht për bashkëpunim me të gjithë dhe në krijimin e një fryme demokratike dhe tolerante në Kuvendin Komunal”, ka thënë Mustafa.
Po ashtu mjaftë fer në këtë garë është treguar edhe kandidatja e opozitës për kryesues të KK-së e cila pas shpalljes së votimit, publikisht ia ka uruar fitoren Mustafës dhe i ka ofruar bashkëpunim.
Do të angazhohem maksimalisht për bashkëpunim me të gjithë dhe në krijimin e një fryme demokratike dhe tolerante në Kuvendin Komunal”, ka thënë Mustafa