Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe, organizoi garën për esenë më të mirë për nxënësit e klasave të VIII-ta.
Kjo garë u mbajt në kuadër të aktiviteteve për të kujtuar dhe nderuar ngjarjet e marsit, duke nxitur te nxënësit reflektimin kombëtar dhe shprehjen e mendimit të tyre përmes shkrimit.
Fituesit e garës janë:
Vendi i parë: SHFMU “Emin Duraku” Novolan – nxënësja Alea Halili
Vendi i dytë: SHFMU “Liria” Stroc – nxënësja Sumea Aliu
Vendi i tretë: SHMU 1 – Vushtrri – nxënësja Norela Ahmeti
Në këtë garë morën pjesë 22 nxënës nga 22 shkolla të Komunës së Vushtrrisë.

