Komuna e Vushtrrisë ka vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarët për përgatitjen e buxhetit komunal për vitin 2027.
Takimi i radhës me qytetarët u mbajt në Këshillin Lokal Druar, i cili përfshin fshatrat Druar, Mihaliq, Reznik dhe Shalë. Në këtë takim, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa prezantuan projektet e planifikuara për këto zona.
Gjatë takimit, qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, propozimet dhe nevojat e tyre, të cilat do të shqyrtohen gjatë procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2027.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, sipas kalendarit të publikuar: https://vushtrri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/07/Kalendari-kohor-per-mbajtje-te-takimeve-publike-me-qytetare-2026.pdf


