Sot u mbajt edicioni i 4-të i Garës së Shahut për nxënësit e klasave 1-5, i organizuar nga Drejtoria për Arsim në bashkëpunim me Innovation Academy, ku ekspertët e rinj të shahut sfiduan njëri-tjetrin në këtë garë shumë frymëzuese.
Në hapje të garës, morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj.
“Edhe pse unë nuk arrita të fitoj sot, u ndjeva shumë krenar që po kontribuojmë në rritjen e mundësive për fëmijët tanë që të bëhen kampionë të ardhshëm të shahut! Faleminderit Innovation Academy dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit për organizimin e këtij eventi të shkëlqyer!
”, tha kryetari Idrizi.
Në këtë garë, fitues u shpallën:
Vendi i parë
-Elsa Osmani
-Ajan Shabani
të cilët u shpërblyen me medalje, certifikatë, set shahu, kupë dhe me nga 50€!
Vendi i dytë
-Lea Dervishi
-Tahir Krasniqi
të cilët u shpërblyen me medalje, certifikatë dhe me nga 30€!
Vendi i tretë
-Blerta Bilalli
-Valton Tërbunja
të cilët u shpërblyen me medalje, certifikatë dhe me nga 20€!



