Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe u proceduan për Kuvend janë:
1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 23.03.2026;
2. Raporti i shpenzimeve për periudhën janar-mars 2026;
3. Propozim-vendim për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës se paluajtshme komunale me pronën private në Rr. “Ismail Parduzi” në Vushtrri sipas gjendjes faktike;
4. Propozim-vendim për formimin e komisionit për ndryshim-plotësimin (hartimin) e Rregullores për Punën e Kuvendit.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

