Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe u proceduan për Kuvend janë:
1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 26.05.2026;
2. Draft-Korniza Afatmesme (KAB) për vitet 2027-2029;
3. Informatë rreth procedurës së legalizimit të objekteve pa leje për vitin 2025;
4. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit nr. 394/19, të datës 31.10.2019 për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

