Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe u proceduan për Kuvend janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 22.09.2026;
2. Raport nëntëmujor për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për vitin 2026;
3. Propozim-vendim për formimin e komisionit për hartimin e Draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2027;
4. Propozim-vendim për miratimin e zgjidhjes me marrëveshje të kontratës mbi dhuratën Nr.LRP/ref:477/148/2025, dt. 31.01.2025;
5. Propozim-vendim për emërtimin e objektit të muzeut;
6. Informatë nëntëmujore për punën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport;
7. Raport mbi vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore për muajin korrik 2026.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.


