Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa mori pjesë edhe nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 27 mars 2025;
2. Raport tremujor për të hyrat dhe shpenzimet e Komunës së Vushtrrisë për vitin 2025;
3. Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit NR.59/25 për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2024 në vitin 2025;
4. Kërkesë për mbështetje financiare për shërim.
5. Propozim-vendimi për miratimin e propozimit të kryetarit të Komunës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit për dëshmorin Avni Saraqi;
6. Pyetje dhe përgjigje.
Ndërkaq, propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit nr.18/25 i datës 30.01.2025, nuk është aprovuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 24 prill 2025 mund ta ndiqni edhe në web-faqen e Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/videoincizimet-e-mbledhjeve-te-kuvendit-komunal/