Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 29 janar 2026;
2. Informatë për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vushtrrisë për vitin 2025;
3. Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Kuvendit të Komunës nr 01.189/23, datë 28.07.2023;
4. Propozim-vendim për emërimin e delegatëve të Komunës së Vushtrrisë në Kuvendin e përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës;
5. Informatë për shërbimet shëndetësore për vitin 2025 në Komunën e Vushtrrisë;
6. Informatë lidhur me lejet ndërtimore, kushte ndërtimore dhe leje rrënimi për vitin 2025;
7. Raporti i Sistemit të Menaxhimit të Performancës për vitin 2024;
8. Raporti për zbatimin e Planit të Integritetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025;
9. Pyetje dhe përgjigje.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, të mbajtur më 26 shkurt 2026, mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/videoincizimet-e-mbledhjeve…/


