Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 25 qershor 2026;
2. Informatë lidhur me zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Komunës, për periudhën janar-qershor 2026;
3. Raport gjashtëmujor për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për vitin 2026;
4. Pasqyrat financiare për vitin 2025 dhe raporti i auditorit të përgjithshëm;
5. Informatë lidhur me mbrojtjen e mjedisit janar-qershor 2026;
6. Raport i veçantë mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret për periudhën 2023-qershor 2026;
7. Pyetje dhe përgjigje.
Ndërsa, pikat e rendit të ditës, propozim-vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale dhe propozim – vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale, janë shtyrë për një seancë tjetër.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, të mbajtur më 30 korrik 2026, mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/videoincizimet-e-mbledhjeve-te-kuvendit-komunal/







