Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 24 shtator 2026;
2. Raport nëntëmujor për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për vitin 2026;
3. Propozim-vendim për formimin e komisionit për hartimin e Draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2027;
Ndërsa, pika e rendit të ditës propozim-vendim për miratimin e zgjidhjes me marrëveshje të kontratës mbi dhuratën Nr.LRP/ref:477/1248/2025, dt. 31.01.2025, nuk ka marrë miratimin e anëtarëve të Kuvendit.
Më pas, për shkak të mungesës së kuorumit mbledhja ka përfunduar.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, të mbajtur më 30 tetor 2026, mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/videoincizimet-e-mbledhjeve-te-kuvendit-komunal/





