Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku pjesëmarrës kanë qenë të gjithë akterët pjesë e Mekanizmit.
Takimi është hapur nga drejtoresha e Administratës, Hyrie Uka Hoxha dhe nga Koordinatorja e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje.
Në këtë takim të gjithë akterët kanë raportuar për punën e tyre në parandalimin e dhunës në familje, derisa janë nxjerrë edhe disa rekomandime konkrete të cilat do të ndikojnë në parandalimin e dhunës në familje.