Lidhur me rendimentin e grurit, drejtori thotë që ai dallon varësisht nga lokacionet e sipërfaqeve të mbjella. “Në sipërfaqet e tokës së rrafshët, të mbjella me grurë rendimenti është mbi 5000 kg ha për grurë, gjersa në të tjerat sillet rreth 4000 kg për ha. Gjykuar sipas këtyre shifrave bujqit e Komunës së Vushtrrisë kanë prodhuar 17,415 tonelata me grurë, apo përafërsisht mbi 10 mijë tonë miell e që përpjesëton me 70 mijë banorët e komunës, i bie të jetë mbi mesataren e konsumit. Sipas zyrtarëve komunal rendimenti i grurit krahasuar me vitet e kaluara është ca më i lartë”.
Eksperti i bujqësisë Menderes Ibra mendo që Vushtrria mund të prodhoj shumë më shumë grurë me rritje të sipërfaqeve të mbjella dhe rritje të rendimentit. “Është mirë që Vushtrria për banorët e saj prodhon grurin mbi mesataren e konsumit por që mundet më shumë” thotë Ibra. Ai ka kujtuar kohën kur në këtë komunë mbilleshin 6-7 mijë hektar sipërfaqe të tokës me grurë dhe prodhohej më shumë përkundër rendimenteve më të vogla. Krahas shtimit të sipërfaqeve të mbjella me grurë duhet synuar të rritet edhe rendimenti pasi toka ka plleshmërinë e duhur”mendon Ibra. Ai ka përmendur Irlandën si shtet ku mesatarja e rendimentit për hektar është 10 tonë.
Forca cilësore me mbjellje të grurit, teknologjia e kultivimit dhe përsosmëria e prodhimit nëpër arat e kësaj Komune mund ta rritë rendimentin e grurit nga 6-7 ton për hektar pasi toka në këtë komunë kryesisht i plotëson kushtet për të arritur këtë synim” përfundon Ibra.

Banorët e Komunës së Vushtrrisë me sipërfaqet e mbjella me grurë kanë siguruar bukën njëvjeçare, gjykuar sipas shënimeve të ofruara nga Drejtoria Komunale e Ekonomisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit. “Para një jave ka filluar fushata e korrje-shirjeve të 3870 ha me grurë, 240 ha me elb dhe afër 250 ha tërshërë nga 58 autokombajna të angazhuara” thotë drejtori i kësaj drejtorie Nasuf Aliu, i cili e kryeson shtabin komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve. Ai thotë që procesi i kësaj fushate është duke ecur mirë dhe se kombajnerët janë duke respektuar rregullat e përcaktuara nga MBPZHR.