Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet më 30 04 2012 (e hene) me fillim në ora 10:00.
Vushtrri, 27 prill 2012
Ju f t o n
të merrni pjesë në vazhdimin e mbledhjes së ndërprerë të datës 05.04.2012 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 30.04.2012 (e hënë) me fillim në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.
Për këtë mbledhje do të shqyrtohen këto pika të mbetura nga rendi i ditës:
4. Shqyrtimi i Draft-rregullores për organizimin e brendshëm të administratës dhe përshkrimin e vendeve të punës (shqyrtimi i parë).
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për përcaktimin e kritereve të ndarjes së mjeteve financiare nga fondi për transfere dhe subvencione për entitetet publike dhe jopublike (shqyrtimi i parë).
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit 01.Nr 17/12, të datës 26.01.2012.
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim pa kompensim të pronës së paluajtshme në pronësi të komunës.
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rrënimin e objektit të komunës, rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e shtatores “Hasan Prishtina”.
9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Bordit Këshillëdhënës për hartimin e planeve rregulluese urbane (për herë të dytë).
10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për kompensimin e Bordit Këshillëdhënës për hartimin e planeve rregulluese urbane.
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për anulimin e Vendimit të kuvendit të komunës.
12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për kryerjen e shërbimeve me auto-merimangë.
13. Të ndryshme:
a. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfrytëzim të mjeteve të fondit stimulues të USAID-DEMI, në shumën prej 25.000 $.
b. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfrytëzim të mjeteve të fondit stimulues të USAID-DEMI, në shumën prej 45.000 $.
Kryesuesi i Kuvendit
Ferit Idrizi
.