Ju ftojme
të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 26.07.2012 (e enjte) me fillim në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja paraprake e KK-së.
2. Shqyrtimi i Raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe për zbatimin e planeve investuese në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012.
3. Shqyrtimi i Draft-rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2013 (shqyrtimi i parë).
4. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore i Komunës (KAB) së Vushtrrisë për periudhën 2013-2015.
5. Shqyrtimi i Informatës për të hyrat vetanake dhe shpenzimet për muajt: Janar- Qershor 2012.
6. Shqyrtimi i Informatës lidhur me Raportin e Auditimit të Komunës së Vushtrrisë nga Auditori i Përgjithshëm për vitin 2011.
7. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për sigurimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në territorin e Komunës së Vushtrrisë (shqyrtimi i dytë).
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për binjakëzim në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe Komunës së Växjö-sit të Suedisë.
9. Shqyrtimi i kërkesës nga shoqata HANDIKOS (dega në Vushtrri) për ndihmë me mjete materiale.
10. Të ndryshme.
Kryesuesi i Kuvendit
Habib Mustafa
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri