Njoftim
Mbledhja e Kuvendit të Komunës mbahet më 27.09.2012 (e enjte) me fillim në ora 08:30
Ju f t o n
të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 27.09.2012 (e enjte) me fillim në ora 08:30. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja paraprake e KK-së.
2. Shqyrtimi i Informatës për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vushtrrisë për periudhën janar-qershor 2012.
3. Shqyrtimi i Draft-buxhetit të komunës për vitin 2013, projekteve investuese, si dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2013-2015.
4. Shqyrtimi i Draft-rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2013 (Shqyrtimi i dytë).
5. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e vitit shkollor 2011/2012 dhe përgatitjet për vitin shkollor 2012/2013.
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shpalljen e konkursit për anëtarësim në komitetet konsultative.
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ridestinimin e mjeteve buxhetore të komunës.
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshim dhe plotësim të vendimit nr. 39/10, të datës 25.02.2010.
9. Të ndryshme.
Kryesuesi i Kuvendit
Habib Mustafa
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.