Ministri i shëndetësisë Ferid Agani, ka qëndruar për vizitë në spitalin e Vushtrrisë. Ministri Agani mendon se ka hapësira dhe mundësi të bashkëpunimit mes spitalit të Vushtrrisë dhe atij të Mitrovicës “Për fillimin e një koordinimi më të mirë dhe shfrytëzimit të resurseve njerëzore me spitalin rajonal të Mitrovicës e mora mbështetjen e stafit menaxhues të Spitalit të Vushtrrisë”, tha ministri Agani.
Ai tha se ndjehet i lumtur se spitali i Vushtrrisë është i furnizuar mirë me barna.
Ndërkaq ai ka mohuar kategorikisht mundësinë e mbylljes e repartit të kirurgjisë. “Në asnjë mënyrë nuk vie në konsiderim çfarëdo mbyllje e ndonjë reparti, ne po provojmë forma të reja të bashkëpunimit që të shfrytëzohen sa më mirë resurset njerëzore dhe kapacitet në dy spitalet”, ka pohuar ministri Agani. Ndërkaq si sfidë të këtij spitali ai ka përmendur se spitali ka sfidë pamundësinë e punësimit të stafit specialistik dhe kuadrit të mesëm.
Ndërkaq Rexhep Kovaçi ushtrues detyre i drejtorit të spitalit të Vushtrrisë, tha se me ministrin e shëndetësisë ka biseduar për të arriturat e spitalit të Vushtrrisë e në veçanti për bashkëpunimin dhe koordinimin e shërbimeve me spitalin e Mitrovicës.
“Për fillimin e një koordinimi më të mirë dhe shfrytëzimit të resurseve njerëzore me spitalin rajonal të Mitrovicës e mora mbështetjen e stafit menaxhues të Spitalit të Vushtrrisë”, tha ministri Agani