Mbajtja e këtij takimi është mbështetur nga AZHR-Veri, gjersa Drejtoria Komunale për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim ditë më parë kishte organizuar një takim me përfaqësuesit e parive politike për të hartuar një platformë drejtë një ambienti më të mirë për biznesin. Të dyja takimet janë mbështetur nga USAID-i. Në vazhdim të këtij takimi kryetari Mulaku ka ndarë mirënjohje për 25 bizneset si kontribuuesit më të mirë tatimor si dhe atyre u është afruar bashkëpunimi maksimal për zhvillim të bizneseve të tyre. Po në këtë takim bizneset vendosën të themelojnë shoqatën e pushtetit lokal. Ata zgjodhën këshillim nismëtar të kësaj shoqate prej 5 anëtarëve Bedri Kosumi, Faik Preteni, Naim Fazliu, Ahmet Zariqi dhe Naser Imeri.
Kryetari i komunës Bajram Mulaku në kuadër të festave të fundvitit ka takuar bizneset për t’i falënderuar për kontributin e dhënë të bizneseve në rastet sociale si dhe ka njoftuar ata me të gjitha projektet e realizuara gjatë këtij viti në komunën e Vushtrrisë. Për këtë gjë para bizneseve u shfaq dokumentari i punuar nga sektori i informacionit të komunës ku pasqyrohen të gjitha investimet e kryera. “ Realizimi i të gjitha këtyre projekteve me interes të qytetarëve ka ardhur edhe si rezultat i punës suaj, nga tatimet e juaja për çka edhe ju përgëzoj ” tha Mulaku.