Sot, në 27-vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faruk Beqiri, Adnan Bunjaku, Bastri Hyseni, Ali Hyseni, Mehdi Musliu dhe Beqir Hyseni.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeveritar, deputetin e Kuvendit të Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama, përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Bletaj.
“Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit”, tha kryetari Idrizi.
Dëshmorët e UÇK-së, Faruk Beqiri, Adnan Bunjaku, Bastri Hyseni, Ali Hyseni, Mehdi Musliu dhe Beqir Hyseni, kanë qenë pjesë e Brigadës 141 në Zonën Operative të Shalës.

