Sot, në 27-vjetorin e rënies, u përkujtua dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arsim Tahiri, i cili shërbeu në Brigadën 141 të ZOSH-së.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin e tij qeveritar, deputetin e Kuvendit të Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama, përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Bletaj dhe te lapidari i dëshmorit Arsim Tahiri.
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!

