Sot, në 27-vjetorin e rënies, është përkujtuar dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lutfi Musiqi.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Benjamin Shala, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorit, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e dëshmorëve në Bletaj.
Dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lutfi Musiqi, ra heroikisht në betejën e Koshares.


