Sot, në 27-vjetorin e rënies, u përkujtua dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selim Mernica, i cili shërbeu në Brigadën 141 të ZOSH-së.
Në nderim të dëshmorit Selim Mernica, një delegacion i Komunës së Vushtrrisë, bashkë me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit, në varrezat e dëshmorëve në Bletaj.
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!

