Në 28-vjetorin e rënies heroike, sot është përkujtuar dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Saraçi.
Përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë, së bashku me bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorit, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, si dhe te lapidari në vendin e rënies.
Dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Saraçi, ishte pjesë e Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës.

