Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Republikës së Kosovës- Nenad Rashiq ka vizituar sot Komunën e Vushtrrisë me qëllim të vlerësimit të projekteve, të cilat po realizohen në këtë komunë si investime të ministrisë në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë. “Në Komunën e Vushtrrisë jemi duke realizuar 5 projekte investuese, të cilat po realizohen përmes idesë së punësimit të qëndrueshëm dhe më vjen mirë që rezultatet që shohim këtu janë shumë pozitive” vlerësoi ministri Rashiq.
Ai tha se për kohë të caktuar në realizim të këtyre projekteve janë punësuar 128 punëtorë të angazhuar nga zyrat e punësimit si raste më sociale, gjersa si qëllim të kësaj forme përmendi kualifikimet e punëtorëve për punë të caktuara, në mënyrë që më lehtë të sigurojnë punë. Në këtë formë me të gjitha komunat e Kosovës jemi duke i realizuar 45 projekte dhe do të vazhdojmë formën e tillë të investimeve edhe në të ardhmen” tha Rashiq.
Ai Komunën e Vushtrrisë dhe kryetarin e saj i vlerësoi si model të suksesshëm të bashkëpunimit, gjersa premtoi angazhim maksimal që Komuna e Vushtrrisë të përfitojë nga buxheti i Kosovës grande për ndërtim të një objekti banesor social “Komuna e Vushtrrisë………..”
Kryetari i komunës Bajram Mulaku tha që po zhvillohen 5 projekte në të cilat Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashkë me komunën kanë investuar 200 mijë euro dhe se këto projekte kanë të bëjnë me zhvillim të infrastrukturës, menaxhim të ambientit dhe resurseve pyjore. “Krahas investimeve të kryera nga këto nga këto projekte direkt po përfitojnë edhe familjet në gjendje më të rëndë sociale përmes punësimit të pjesëtarëve të tyre në kohë të caktuar por me mundësi që tek operatorët të gjejmë punë të vazhdueshme” tha kryetari Mulaku.
Ministri Rashiq dhe Mulaku në vazhdim kanë vizituar edhe fshatin Prelluzhë për të inspektuar disa nga projektet që janë realizuar atje. Ministri Rashiq ka mbështetur kryetarin Mulaku dhe të komunës në heqjen e disa objekteve tregtare të montazhës nga anët e rrugëve të këtij fshati me qëllim të rregullimit të trotuarit dhe urbanizmit të fshatit i cili banohet kryesisht nga komuniteti serb.
“Komuna e Vushtrrisë është storie e suksesshme e bashkëpunimit në mes të Pushtetit Qendror dhe atij lokal, por edhe fryt i bashkëpunimit të pushteit lokal me komunitetet pakicë” tha Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale- Nenad Rashiq