Në prani të familjarëve të martirëve dhe dëshmorëve të kombit, qytetarëve nga Vushtrria dhe mbarë Kosova, Komuna e Vushtrrisë organizoi akademi përkujtimore në 23-vjetorin e njërës prej masakrave më të përgjakshme në Kosovë.
2 maji i vitit 1999, në memorien tonë kolektive mbeti si “Masakra e Studimes” e kryer nga pushtuesi gjakatar serb.
Në nderim të kësaj akademie morën pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Kosovës, si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së.
Gjaku i derdhur në këtë ditë u bë themel i shtetit tonë që ne gëzojmë.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Ferit IDRIZI
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë