Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, zëvendës shefi i operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së Melvin Asin, zëvendës ministri i MAPL-së Bastri Musëmurati, dhe drejtori komunal i shëndetësisë Safet Idrizi, të premten kanë përuruar objektin e ri të QKMF-së që është ndërtuar me investim të përbashkët të KE dhe komunës së Vushtrrisë.
Përveç ofrimit të shërbimeve cilësore, kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku tha se ky investim i përbashkët i KE-së dhe komunës ofron shërbimet shëndetësore më afër qytetarëve, pasi qyteti tani ka dy qendra të mjekësisë familjare. Mulaku në emër të qytetarëve të Vushtrrisë i ka shprehur falënderime Komisionit Evropian, për investimet e shumta të KE-së të bëra në Vushtrri, duke përfshirë edhe objektin e ri të komunës 1.35 milion euro i cili tashmë ka filluar së ndërtuari. Edhe zëvendës ministri i MAPL-së Bastri Musëmurati., ka falënderuar po ashtu KE për mbështetjen që po tregon me investime në komunat e Kosovës.
Ndërkaq zëvendës shefi i operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së Melvin Asin, me rastin e përurimit të këtij objekti tha se Komisioni Evropian do të vazhdoj të mbështesë komunat e Kosovës duke investuar në infrastrukturë por edhe në përmirësimin e kushteve për shërbime shëndetësore.
Gjatë qëndrimit në Vushtrri Asin të enjten ka vizituar po ashtu shkollën e mesme të ultë “Bahri Kuqi” në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë ku është pritur nga nxënës dhe mësimdhënës të asaj shkolle.
Ndërtimi i këtij objekti shëndetësor ka kushtuar rreth 800 mijë euro, që janë investuar nga KE, ndërkaq inventarizimi i këtij objekti me pajisje mjekësore ka kushtuar rreth 200 mijë euro që është financuar nga Komuna e Vushtrrisë.
Në emër të qytetarëve të Vushtrrisë, kryetari Mulaku i ka shprehur falënderime Komisionit Evropian, për investimet e shumta të KE-së të bëra në Vushtrri, duke përfshirë edhe objektin e ri të komunës 1.35 milion euro i cili tashmë ka filluar së ndërtuari