Organizata humanitare Human Appeal int, dega në Vushtrri në bashkëpunim me institucionet lokale të pushtetit ka filluar aksionin humanitar nëpër shkollat fillore të komunës duke u bërë kontrolle vizuale nxënësve rreth të pamurit.
“Ekipi ynë i mjekëve në shkollën fillore “Ali Këlmendi” ka bërë kontrollimin e syve të 450 nxënësve nga ky 120 nxënës janë dërguar për kontrollim të mëtejmë në Klinkën laserike të syrit “Kubati” në Prishtinë dhe nga ta 95 nxënës janë pajisur me syze”, ka thënë Behar Dushi, koordinator i kësaj qendre.
Sipas tij i gjithë aksioni financiarisht është mbuluar nga organizata humanitare, derisa premton se aksione të tilla do të organizohen edhe në shkolla tjera. “Rezultati i kontrolleve mjekësore na obligon që të vazhdojmë me aksionin nëpër shkolla tjera”, premton Dushi.
Ai gjithashtu njofton edhe për aksionin tjetër humanitar që pritet ta bëjnë këtyre ditëve. “Në bashkëpunim me komunën me 30 janar për 300 familje skamnore, do të ndajmë nga 6 kilogram mish, derisa pas katër ditësh për fëmijët jetim do të ndajmë edhe 200 pako të tilla”, përfundon Dushi.
.